Juli mohon të ketë bërë lojë brenda Big Brother: Jep një analizë edhe për lojën e Eglës

Janë bërë 101 ditë që kur ka filluar formati ‘Big Brother VIP Albania’ dhe këtë reality show e kanë karakterizuar shumë debate dhe shumë gjëra të papritura. Tashmë vetëm 10 banorë kanë mbetur dhe 33 ditë deri në përfundim të këtij formati, shkruan lajmi.net. Në prajmin e sotëm është komentuar loja e Julit dhe Eglës.…

ShowBiz

23/04/2024 21:35

Janë bërë 101 ditë që kur ka filluar formati ‘Big Brother VIP Albania’ dhe këtë reality show e kanë karakterizuar shumë debate dhe shumë gjëra të papritura.

Tashmë vetëm 10 banorë kanë mbetur dhe 33 ditë deri në përfundim të këtij formati, shkruan lajmi.net.

Në prajmin e sotëm është komentuar loja e Julit dhe Eglës.

Moderatori i këtij spektakli Ledion Liço ka pyetur Julin së “A ke qenë ti vetja në këtë lojë”.

“Kam qenë në një masë shumë ta madhe vetja ime”, është përgjigjur Juli.

Ai ka treguar që është duke e shijuar lojën në këtë format.

“Unë kam ardhur për të shijuar këtë lojë dhe këtë po bëjë”, ka thënë Juli.

Juli gjithashtu ka thënë që Egla është lojtare e mirë, por ofendon shumë.

“Është një lojtare e mire, ka logjik, luan me fjalët, por diçka që s’ka ndryshuar nga skualifikimi është moduli i ofendimit”, ka shtuar me tej Juli./Lajmi.net/

YouTube player