Jude Bellingham është i lumtur te Dortmundi

Mesfushori anglez po ndihet mirë te ekipi gjerman.

Sport

18/11/2021 16:45

Jude Bellingham është duke shkëlqyer këtë edicion te Borussia Dortmund me paraqitjet e tij të mira, transmeton lajmi.net.

Pas formës së mirë, shumë klube të mëdha evropiane u lidhën me një transferim të mundshëm të Bellingham.

Megjithatë sipas mediave gjermane, 18-vjeçari është i lumtur te Dortmundi dhe nuk pritet të largohet në fund të edicionit.

Mesfushori ka interesim nga shumë ekipe angleze, por aktualisht ai është i lumtur në Gjermani.

Anglezi, këtë edicion ka zhvilluar 18 ndeshje me klubin në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe shtatë asistime. /Lajmi.net/