Juanfran: Simeone, trajneri më i mirë në botë

Mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran beson se trajneri i tyre, Diego Simeone, është më i miri në botë.

Sport

02/10/2015 23:28

Atletico Madrid takohet me Real Madridin në derbin e qytetit, të dielën.

Dhe, mbrojtësi Juanfran beson se me ndihmën e Diego Simeones, ata do të dalin fitues.

Madje, ai e konsideron argjentinasin si trajnerin më të mirë në botë.

“Ne kemi trajnerin më të mirë në botë. Jemi optimist, dhe në cilindo sistem që luajmë ditë pas dite, fitore ose humbje”, deklaroi ai.

“Duhet të luajmë siç dimë të luajmë, edhe pse kemi kaluar dy ndeshje pa fitore”, u shpreh Juanfran.