Ju rriten flokët ngadalë? Ja ushqimet që e zgjidhin këtë problem

A ankoheni se flokët tuaja nuk po rriten mjaftueshëm? Këtu janë disa ushqime që mund të përshpejtojnë këtë proces.

Lifestyle

09/11/2014 16:06

Perimet me gjethe jeshile
Perimet me gjethe jeshile janë një nga ushqimet më të mira që rrisin gjatësinë e flokëve tuaja. Perimet e tilla si spinaqi dhe marule janë të shkëlqyera për rritjen e flokëve, sepse ato përmbajnë vitamina A dhe C, të cilat ndihmojnë në prodhimin e vajrave natyrale të flokëve duke ndikuar që flokët të rriten më shpejtë.

Peshqit
Salmoni dhe llojet e tjera të peshkut janë një burim i shkëlqyer i proteinave, vitaminave dhe hekurit, që përmbajnë vitaminë B12 dhe omega-3. E gjithë kjo përshpejton rritjen e flokëve dhe përmirëson shëndetin e kokës.

Arrat dhe lajthitë
Për të bërë që floku të rritet shpejtë, duhet të shtoni në dietë arra dhe lajthi. Ato përmbajnë sasi të mëdha të zinkut dhe proteinave që janë të rëndësishme për rritjen e flokëve dhe për shëndetin e përgjithshëm.

Fasulja
Fasulja është një burim natyror i zinkut, hekurit, biotinës dhe përbërësve të tjerë ushqyes. Personat të cilët kanë deficit të biotinës i humbin flokët, andaj fasulja mund të parandalojë rënien si dhe të përshpejtojë rritjen e flokëve.

Vezët dhe mishi i pulës
Vezët dhe pula përmbajnë sasi të mëdha të proteinave, dhe jo vetëm për të përshpejtuar rritjen e flokëve, por edhe për t’i forcuar ato. /femra.net