“Ju premtoj se shumë punë të mira do ti bëjë për të mirën e vendit”, komentuesit e pyesin Adriana Matoshin se çka bëri gjatë këtij mandati?

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka zgjedhur që sot t’u kërkojë votën qytetarëve të Kosovës. Ajo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje është rendit me numër 50. Adriana ishte pjesë e legjislaturës së kaluar, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet mjaftueshëm për të siguruar sërish një ulëse në Kuvend. Pavarësisht…

Lajme

13/12/2024 15:14

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi ka zgjedhur që sot t’u kërkojë votën qytetarëve të Kosovës.

Ajo në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për këto zgjedhje është rendit me numër 50.

Adriana ishte pjesë e legjislaturës së kaluar, ndërsa nuk dihet nëse do të votohet mjaftueshëm për të siguruar sërish një ulëse në Kuvend.

Pavarësisht kësaj ajo çfarë bie në sy në postimin e saj , përpos njoftimit për kandidim dashurisë që shprehu për ndjekësit- në komente vërehej zhgënjimi i atyre që e kishin votuar.

Në komente të shumta Adriana është pyetur se çfarë në fakt ka bërë përgjatë kësaj legjislature.

Madje pati edhe nga vendasit e saj, nga Gjilani që i thanë se çfarë ka iniciuar ajo diçka për Gjilanin gjatë punës së saj si deputete./Lajmi.net/