Ju kujtohet Kaltrina Selimi në grupin “Hana Band” ? (Foto)

Ishte viti 2005 kur grupi "Hana Band" publikoi këngën e parë "Ende e dua" me soliste Kaltrina Selimin.

ShowBiz

22/02/2016 16:36

Kaltrina Selimi u bë e njohur për publikun pas talent show-it “Dua të jem” që u mbajt në Kosovë, ku ajo u shpall fituese në kategorinë e këndimit, shkruan lajmi.net.

Pas këtij suksesi ajo u bë pjesë e grupit “Hana Band”.

Famën si grup e arritën menjëherë duke u pëlqyer mjaftë shumë nga publiku për hitet që sollën në vitet e para.

Pas publikimit të disa hiteve si: Ende e dua, Paradoks, Problem shumë serioz, Ora 12 etj, Kaltrina u shkëput nga grupi duke filluar karrierën si soliste.

Pas Kaltrinës grupit iu bashkua Ryva Kajtazi, Mjellma Berisha, Teuta Blakaj, Fjolla Gashi, Gentian Gojani etj të cilëve nuk u zgjati gjatë karriera në këtë grup i cili sot nuk është aktiv./Lajmi.net.