A ju kujtohet Djibril Cisse? Ja sa poshtë ka përfunduar

Djibril Cisse është gati të fillojë një aventurë të re.

Sport

18/11/2016 22:57

Ish sulmuesi i shumë skuadrave të njohura evropiane, përfshirë Liverpool dhe Lazio, do të rikthehet në Francë, te Auxerre.

Pikërisht te Auxerre, Cisse ka debutuar në futbollin profesionist  në vitin 1998, për të qëndruar deri në vitin 2004.

Cisse për Auxerre ka shënuar 70 gola në 128 paraqitje.

Për Auxerre që ishte një skuadër që kapte pozitat e larta në elitën e futbollit francez, gjërat kanë ndryshuar, ata tani po luftojnë për mbijetesë në ligën e parë të Francës.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.