Jozi befason me aftësitë e tij për të mjelë lopën, Ola: Po ti qenke ekspert

Pas spektaklit të fundit në Big Brother VIP Albania, banorët u përballën me një sfidë të pazakontë që solli shumë të qeshura dhe surpriza. Në një kënd të veçantë të shtëpisë, ata gjetën një lopë të vërtetë, për të cilën duhej të kujdeseshin dhe ta mjelin. Teksa radha për mjeljen i erdhi Jozit, atmosfera u…

ShowBiz

16/03/2025 13:18

Pas spektaklit të fundit në Big Brother VIP Albania, banorët u përballën me një sfidë të pazakontë që solli shumë të qeshura dhe surpriza.

Në një kënd të veçantë të shtëpisë, ata gjetën një lopë të vërtetë, për të cilën duhej të kujdeseshin dhe ta mjelin.

Teksa radha për mjeljen i erdhi Jozit, atmosfera u bë edhe më interesante. Ai tregoi një aftësi të rrallë në këtë proces, duke habitur Olën dhe Gjestin, të cilët e vëzhgonin me kureshtje.

“Po ti ku ke mësuar të mjelësh kështu?” – e pyeti Ola me habi, teksa shihte Jozin duke e kryer procesin me lehtësi.

Jozi, me stilin e saj të zakonshëm, u përgjigj me humor: “Eh more shpirt”.

Duke mos e fshehur surprizën, Ola vijoi duke bërë një batutë: “Këtë gjë paske bërë në Zvicër ti, paske mjelë lopë zvicerane”.

Ndërkohë, Jozi vazhdonte me përqendrim, duke treguar se e kishte vërtet nën kontroll situatën, ndërsa Ola nuk ndalonte së komentuar: “Ekspert qenke në mjelje”.

Ola, duke mos e lënë pa një koment ironik, iu drejtua atij: “Eh more Gjesti, me pikatore ti, pikë-pikë”.

Kjo sfidë jo vetëm që krijoi një atmosferë të hareshme në shtëpi, por gjithashtu nxori në pah anën e panjohur të disa prej banorëve, duke i dhuruar publikut një moment argëtues dhe të paharrueshëm.