Jovic: Ronaldo ka qenë idhulli im te Reali

Luka Joviç ka bërë gjumë me fanellëb e Real Madridit dhe thotë se Cristiano Ronaldo ishte idhulli i tij.

Sport

13/06/2019 08:34

Jovic ka nënshkruar një kontratë gjashtë-vjeçare me Los Blancos, të cilët i kanë paguar Eintracht Frankfurtit shumën prej 60 milionë eurove.

Sulmuesi i Serbisë bëhet pjesë e revolucionit të Zinedine Zidane, pasi u kthye për herë të dytë në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.

“Ronaldo, definitivisht, si fëmijë”, tha Jovic kur u pyet se kush ishte lojtari i tij i preferuar te Reali.

”Tani për tani unë nuk zgjedh asnjë lojtar, pasi ne jemi të gjithë bashkëlojtarë”.

”Unë e di se sezoni i kaluar nuk ishte sezoni më i mirë i Real Madrid, por shpresojmë se vitin e ardhshëm do të jetë më mirë. Do të jap gjithçka për këtë fanellë”, përfundoi 21-vjeçari. /Lajmi.net/