Jourdan Dunn shpallet modelja e vitit në Britani (FOTO)
Super modelja Jourdan Dunn ka përmbyllur një vit të suksesshëm.

ShowBiz
Bukuroshja britanike Jourdan Dunn është zgjedhur si modelja më e mirë e këtij viti në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo është hera e dytë që Dunn vlerësohet me këtë çmim në ‘British fashion Awards’, pasi edhe në vitin 2008 është zgjedhur si modelja më e mirë, transmeton lajmi.net.
Dunn ka thënë: “Ky çmim ka më shumë rëndësi se herën e parë. Në atë kohë unë isha një adoleshente, ndërsa tani jam bërë nënë, dhe ky është një vlerësim për punën që kam bërë këto vite. Është e mrekullueshme dhe jam shumë e lumtur!”/lajmi.net