Joshua shpjegon se si do të triumfonte ndaj Whyte, në një duel potencial

Kampioni i WBO, IBF, IBO dhe WBA, Anthony Joshua, ka shpjeguar se si do ta fitonte një revansh të mundshëm me Whyte.

Sport

23/05/2019 23:30

Joshua ka insistuar se ai do të fitonte një revansh me Dillian Whyte në mënyrën e njëjtë sikur në përballjen e parë në vitin 2015.

Ai ka shprehur besimin se njeriu me zemrën më të madhe triumfon gjithmonë në duele të tilla.

Joshua e kishte mposhtur Whyte me një nokaut spektakolar, pas vetëm shtatë raundeve.

Pas dështimit të Jarrell Miller për duelin e 1 qershorit, zëra të shumtë mendonin se Whyte duhej ta zëvendësonte, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Gjithsesi, AJ ka bërë të ditur se si do ta mposhte ai britanikun në një duel të mundshëm.

“Në mënyrën e njëjtë. Ka të bëjë me atë se kush ka zemër më të madhe” ka thënë Joshua për ‘The Metro’, transmeton lajmi.net.

“Dueli i parë ishte i vështirë, ishte duel emocional. Nuk kishte të bënte me boksin. Ishte duel për Londrën” ka thënë tutje kampioni.

“Kundër Dillian mund të më keni parë duke folur: ‘Të luftojmë’. Nuk e kuptoja se po humbja energji” ka shtuar ai.

“Duhet ta respektojmë atë. Ai është konsistent. Gjëja që më pëlqen tek ai është që nuk e shoh në festa” ka thënë ndër të tjerash Joshua.

Joshua duelin e radhës do ta ketë kundër Andy Ruiz JR, më 1 qershor, në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut. /Lajmi.net/