Joshua – Ruiz II: Mësohet data dhe vendi për revanshin

Anthony Joshua dhe Andy Ruiz Jr duket se më në fund kanë vendosur për revanshin e shumëpritur.

Sport

09/08/2019 10:55

Joshua dhe Ruiz pritet të përballen me njëri tjetrin gjatë muajit dhjetor, sipas raportimeve nga mediet britanike.

Vendi për revanshin është një befasi për ndjekësit e boksit, por, ‘Telegraph’ shkruan se dueli do të zë vend në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.

Kontesti për titujt do të vë në lojë plot 70 milionë funte, shifër që tregon më së miri rëndësinë e duelit.

Joshua më parë ishte mposhtur nga Ruiz, në befasinë më të madhe të sportit në vitet e fundit, por tashmë synon të rikthejë titujt e tij.

Vendi dhe data nuk janë zyrtarizuar akoma nga boksierët ose promotorët e tyre, por ‘Telegraph’ raporton se është vetëm çështje orësh. /Lajmi.net/