Joshua pranon mega-ofertë për duelin me fituesin e Wilder-Fury

Skuadra e Anthony Joshua ka pranuar një mega-ofertë, për duelin me fituesin e Tyson Fury dhe Deontay Wilder.

Sport

23/01/2020 17:11

Arabia Saudite mund të jetë vendi nikoqir i duelit më të madh të viteve të fundit në sportin e boksit.

Joshua riktheu titujt e kampionit të botës, në duelin me Andy Ruiz JR, pikërisht në Arabinë Saudite, dhe ai mund të kthehet për një tjetër duel të madh atje.

‘Sky Sports Boxing’ raporton së fundmi se skuadra e Joshua ka pranuar një ofertë për luftë për unifikim të titujve, me fituesin e revanshit Fury-Wilder, transmeton lajmi.net.

“Kemi një ofertë të majme për atë duel” ka bërë të ditur Hearn, promotori i AJ.

Joshua pritet të ketë duelin e ardhshëm gjatë verës, kurse rivalët e tij, Fury e Wilder përballen më 22 shkurt me njëri tjetrin.

Mbetet të shihet nëse do të finalizohet një marrëveshje për mega duelin mes Joshua dhe kampionit të ardhshëm të WBC, i cili do të zinte vend në Arabinë Saudite. /Lajmi.net/