Joshua për meçin ndaj Usyk: Duhet të fitoj patjetër
Anthony Joshua e sheh të detyrueshme fitoren ndaj Oleksandr Osyk të shtunën mbrëma. Përballja e dytë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, do të vendosë shumëçka në lidhje me forcën e dy boksierëve. Usyk vjen pas një triumfi të lavdishëm rreth një viti më parë dhe një fitore eventuale më 20 gusht do ta…
Sport
Anthony Joshua e sheh të detyrueshme fitoren ndaj Oleksandr Osyk të shtunën mbrëma.
Përballja e dytë, që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, do të vendosë shumëçka në lidhje me forcën e dy boksierëve.
Usyk vjen pas një triumfi të lavdishëm rreth një viti më parë dhe një fitore eventuale më 20 gusht do ta rikonfirmonte supremacinë e tij ndaj britanikut, transmeton lajmi.net.
Duke e parë rrezikun që po i kanoset në lidhje me karrierën e tij, Joshua nuk mendon për disfatë. Mposhtja e ukrainasit tashmë është kthyer në një “imperativ kategorik” për ish-kampionin e peshave të rënda.
“Duhet të fitoj. Kjo është. E dua presionin, është një garë dhe unë dua t’i realizoj qëllimet e mia atë mbrëmje”, përfundoi ai. /Lajmi.net/