Joshua optimist se do t’i rikthejë titujt: Do ta mposhti në duelin e dytë, iu pëlqeu njerëzve ose jo

Anthony Joshua është tejet optimist se do ta mposht Oleksnadr Usyk-un në ndeshjen e ardhshme.

Sport

22/01/2022 23:28

Ukrainasi mposhti Joshuan në duelin e parë të tyre vitin e kaluar, duke i marrë të gjithë titujt që i zotëronte britaniku.

Tani do të jetë radha për revanshin mes dyshes. Joshua beson se do ta mposht ukrainasin dhe t’i kthejë titujt e tij.

“Duelin tjetër do ta mposhti atë dhe do t’i kthej titujt”, ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Dhe unë do të kthehem prapë për t’u bërë tri herë kampion botëror i peshave të rënda, iu pëlqeu njerëzve ose jo”, shtoi AJ.

Joshua humbte titujt e tij edhe një herë, kur mposhtej nga meksikani Andy Ruiz JR. Në duelin e dytë Joshua ishte superior ndaj Ruiz dhe riktheu me sukses titujt.
Mbetet të shihet nëse do ta bëjë një gjë të tillë edhe ndaj Usyk. /Lajmi.net/