Joshua mohon ‘takimin e dashurisë’ me gruan e yllit të Man City

Anthony Joshua e ka mohuar se kishte dalë në një takim dashurie me bashkëshorten e yllit të Manchester City, Riyad Mahrez.

Sport

07/09/2020 12:08

Thuhej se Joshua ishte parë me Ritën, e cila i ka dy fëmijë me Mahrezin nga i cili është ndarë.

Mediat britanike raportuan ditë më parë se Joshua ishte parë në net të ndryshme me Ritën në publik dhe në një apartament luksos të miqve të tij.

Një zëdhënës i kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit i ka mohuar kategorikisht akuzat.

“Anthony nuk e njeh personalisht zonjushën Mahrez dhe as që dëshiron ta njohë tani apo në të ardhmen”, ka thënë një zëdhënës i Joshuas për The Sun.

“Ai është i zhgënjyer se ajo apo njerëzit e saj kanë tentuar ta përdorin emrin e saj për publicitet”, shtoi ai.

Joshua është beqar pasi u nda nga valltarja Nicole Osbourne më 2016, me të cilën e ka një djalë.