Joshua jep detaje të reja të duelit me Furyn

Anthony Joshua dhe Tyson Fury janë dy boksierët më të përfolur për momentin.

Sport

09/04/2021 21:40

Meçi historik që thuhet se do të ndodhë këtë vit, ndërmjet Anthony Joshua dhe Tyson Fury ka gjasa të bëhet realitet, shkruan lajmi.net.

Dueli “titanik” do të unifikonte të gjithë titujt e “Heavyweight” në boks në rast se ndonjëri do të fitonte duelin.

Joshua zgjodhi rrjetin e tij social, Twitter, për të dhënë një mesazh për tifozët në lidhje me meçin.

“Një lajm i vogël, Unë dhe partnerët e mi jemi duke punuar shumë për ta bërë këtë duel të mundur”, tha ai.

“Dua t’ju jap tifozëve atë që duan dhe dua ta dini që do të bëj gjithçka që ta bëj realitet”, tha Joshua.

“Shpresoj në lajme pozitive shpejt”, përfundoi Anthony Josha duke aluduar në meçin me Tyson Fury./Lajmi.net/