Joshua: Ja çfarë i thash Ruizit pas meçit

Anthony Joshuas iu deshen 12 raunde për të fituar për të dytën herë titullin e botës, duke e mundur Andy Ruiz Jr, nga i cili ishte mposhtur në qershor të këtij viti.

Sport

08/12/2019 09:57

Me vendim unanim të gjyqtarëve, britaniku u shpall kampion bote në peshat e rënda në boks.

Pas ndeshjes, Joshua ka pasur një bisedë të shkurtër me Juiz.

Ai ka treguar se çfarë i ka thënë Ruizit, të cilin e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

“Je njeri fantastik mbi të gjitha. Gjithashtu je një kampion i madh. I tash atij të mos dorëzohet kurrë dhe të mos ndalojë së ndjekuri ëndrrat e tij. Jam i sigurt që do të shihemi përsëri”,shprehet Joshua se i ka thënë Ruiz./Lajmi.net/