Joshua ‘i shfryer’ para revanshit me Ruiz, duket se ka rënë shumë në peshë

Anthony Joshua po kryen përgatitje maksimale para revanshit me Andy Ruiz Jr.

Sport

07/11/2019 23:52

AJ është stërvitur vazhdimisht me përkushtim të plotë para revanshit të madh, dhe duket sikur tashmë ka rënë në peshë dhe duket më i ‘shfryer’ nga muskujt.

Britaniku humbte tre titujt e tij në duelin kundër meksikanit, duke i munguar shpejtësia dhe duket se aty ka qenë fokusi i AJ.

Për ndeshjen që luhet më 7 dhjetor, Joshua ka rënë në masë, duke tentuar të përfitojë kështu në shpejtësi.

Më poshtë mund të shihni një fotografi të Joshua se si duket tani, dhe një video të shkurtër si përmbledhje e stërvitjeve të tij. /Lajmi.net/