Joshua i nervozuar mohon raportimet se do të hap rrugë për duelin Fury-Usyk

Sport

24/01/2022 17:53

Raportimet se Anthony Joshua ka hapur rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk i ka hedhur poshtë vet AJ.

Boksieri britanik thuhej se do të lë rrugë për duelin mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk, duke pranuar 15 milionë funte.

Një mundësi të tillë e ka hedhur poshtë AJ, madje me shumë nervozë.

“Dëgjoj njerëzit që thonë se ‘AJ pranoi 15 milionë funte për të hapur rrugë’. Unë nuk kam nënshkruar asnjë kontratë – s’kam parë asnjë kontratë”, ka thënë AJ, transmeton lajmi.net.

“Meqë kështu, ndaloni së dëgjuari broçkulla, derisa të keni diçka nga unë. Unë jam njeriu në kontroll të fatit tim. Unë jam njeriu që drejton bizneset e mia”, shtoi britaniku.

Joshua, sipas kontratës paraprake me Usyk, ka të drejtë për revanshin, në mënyrë që të tentojë rikthimin e titujve. Këtë të drejtë me shumë gjasë do ta shfrytëzojë. /Lajmi.net/