Joshua gati të shkëpusë marrëveshjen me ‘Sky Sports’, pritet nënshkrim multi-milionësh me ‘DAZN’

Anthony Joshua është gati të bëjë një lëvizje të madhe jashtë ringut të boksit.

Sport

09/06/2022 14:42

Ylli britanik i boksit, Anthony Joshua ka një marrëveshje aktuale me ‘Sky Sports’, por pritet të bëjë ndryshime.

Sipas raportimeve të fundit, AJ do të shkëpusë marrëveshjen me ‘Sky’ dhe do të firmosë një marrëveshje multi-milionëshe me ‘DAZN’, transmeton lajmi.net.

32 vjeçari do të përballet së shpejti me Oleksandr Usyk, në tentimin për të rikthyer titujt e tij të kampionit.

Joshua ka bashkëpunuar me ‘Sky Sports’ gjatë gjithë karrierës së tij, me 13 duelet e tij të fundit që u transmetuan në ‘Sky Sports Box Office’. /Lajmi.net/