Joshua e pranon se Usyk e ‘zhdëpi grushte’ gjatë meçit të kaluar

Sport

22/06/2022 10:32

Anthony Joshua ka dhënë disa komente para rimeçit të tij me Oleksandr Usyk.

Boksieri britanik, AJ do të synojë t’i rikthejë titujt e tij ta kampionit, të cilët i humbi në duelin ndaj ukrainasit Oleksandr Usyk.

Duke dhënë disa komente së fundmi, Joshua është kthyer edhe te meçi i parë, për të cilin e pranon se Usyk “e zhdëpi grushte”.

“Dueli me Usyk.. ai më ‘zhdëpi’ në disa raunde dhe unë duhet ta pranoj humbjen si një burrë. E mbaj veten përgjegjës dhe jam një që e pranon kur është gabim dhe në duelin e shtatorit ishte gabim dhe ai ishte mirë”, ka thënë Joshua, transmeton lajmi.net.

“Ngjashëm duhet të shkëmbejmë rolet më 20 gusht. Mund të më hedhësh poshtë, por është zor të më mbash aty”, shtoi AJ.

AJ dhe Usyk do të përballen më 20 gusht të këtij viti, në Jeddah të Arabisë Saudite. /Lajmi.net/