Joshua duket në gjendje perfekte – masa dhe shpejtësia e duarve të tij të frikshme për Usyk

Karriera e Anthony Joshua në boks është në një pikë vendimtare, para revanshit me Oleksandr Usyk.

Sport

03/07/2022 22:23

Joshua duhet të dëshmojë vetën e tij në duelin e dytë me Usyk, për të rikthyer titujt e kampionit që i humbi në duelin e shtatorit.

Para këtij revanshi, britaniku AJ po stërvitet maksimalisht dhe duket në formë të shkëlqyer.

Disa pamje të publikuara së fundmi tregojnë një fizik të shkëlqyer të AJ, por në kombinim me një shpejtësi të lartë, që e bën të frikshëm ish-kampionin, përcjell lajmi.net.

Plani i trajnerit të ri, Garcia, duket se po funksionon mjaft mirë për Joshua.

Më poshtë mund t’i shihni disa pamje të publikuara së fundmi, ku Joshua shihet duke u stërvitur. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @anthonyjoshua