Joshua dhe Ruiz po e rimendojnë marrëveshjen, Arabia Saudite lokacion jo i dëshiruar

Ditët e fundit është raportuar se Anthony Joshua dhe Andy Ruiz janë pajtuar për një revansh, i cili do të zhvillohej në Arabinë Saudite.

Sport

10/08/2019 23:14

Arabia Saudite nuk është një lokacion që është përdorur shpesh në vitet e fundit në boks, dhe Joshua e Ruiz besohet se do ta rimendojnë këtë lokacion.

Klima e papërshtatshme besohet të jetë një nga arsyet pse dyshja nuk po ndihen të gatshëm për këtë duel, përcjell lajmi.net.

Andy Ruiz në anën tjetër ka kërkuar një siguri më të lartë për të pranuar ofertën për duelin në Arabi.

Mbetet të shihet nëse boksierët do të pajtohen që përfundimisht të përballen në një vend neutral si Arabia, ose nëse ata do të ndërrojnë mendje. /Lajmi.net/