Joseph në drekë lamtumire me emisarin Escobar: Largimi i tij, së bashku me Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Joseph shkroi se pati një “drekë lamtumire” me Escobarin. “Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, shkroi Joseph. Escobar nuk do…

Lajme

21/05/2024 12:18

Edward P. Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në SHBA, është takuar me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Joseph shkroi se pati një “drekë lamtumire” me Escobarin.

“Largimi i tij, së bashku me Miroslav Lajcak, lë një boshllëk të rëndësishëm në Ballkan në një kohë të pasigurt”, shkroi Joseph.

Escobar nuk do të jetë më i dërguar nga SHBA-ja për Ballkanin Perëndimor. Ai do të lëvizë në një detyrë tjetër në shërbimin diplomatik amerikan.

Lajçak në fund të gushtit e përfundon mandatin e tij si i dërguar i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, për t’u bërë më pasë ambasador i Brukselit në Zvicër.