Jose zbulon se Barcelona dhe Man United donin ta transferonin

Koha e sulmuesit Willian Jose te Real Sociedad është duke ardhur drejt fundit.

Sport

30/06/2021 10:56

Dy palët kanë vendosur se ndryshimi është zgjedhja më e mirë dhe që braziliani do largohet javët në vijim, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Jose ka zbuluar se ka pasur ofertë nga Barcelona, Tottenham dhe Man United në të kaluarën.

“Kur nënshkrova kontratën e fundit, kur rinovova, bisedova me Roberto Olabe dhe kishte disa klube të interesuara nga Premierliga dhe La Liga”.

“Bisedova me Roberto dhe më tha se një klub i madh, i Ligës së Kampionëve me kërkonte, por ata nuk më lejuan. Oferta e parë ishte nga Tottenham, skuadër e madhe që ishte duke luajtur në Ligën e Kampionëve. Kam pasur ëndërr të luaja në Premierligë dhe ishte mundësi e mirë për mua. Sidoqoftë, klubi refuzoi”.

“Barcelona pastaj arriti në skenë, njësoi si Manchester United. E pashë si mundësi që nuk mund ta humbësha, duhet të marrësh avantazhin nga këto mundësi dhe e pashë që ishte mundësi e vërtet. Në fund, gjërat nuk funksionuan dhe këtë vit ata me lejuan te Wolves. Nuk e kuptoj se pse para disa viteve nuk më lejuan te Tottenham për 23 milionë euro dhe tani po më lejojnë”.

Tutje, Jose konfirmoi se synon largimin nga Real Sociedad.

“Plani im nuk është të vazhdoj këtu. Kam qenë këtu për pesë vite dhe më duhet diçka e re. Dua të largohem nga këtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Jose ka edhe tre vite kontratë./Lajmi.net/