Jose Martinez Munuera gjyqtari i ‘El Clasicos’

Gjyqtari nga Valencia, Jose Martinez Munuera do të ndaj drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona.

Sport

18/03/2022 13:08

Gjyqtari nga Valencia do të drejtojë për herë të dytë, duelin më të shikuar në histori të futbollit ‘El Clasicon’.

Ndeshjen e parë që ai referoi sezonin e kaluar, përfundoi me fitoren e Real Madridit 3:1 në ‘Camp Nou’.

Munuera do të jetë përgjegjës për të ndarë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Real Madrid – Barcelona, ndeshja e raundit të dytë të La Ligës.

Real Madridi është nikoqir i Barcelonës në këtë ndeshje, shkruan lajmi.net.

Për ‘Los Blancos’ ai ka referuar 29 ndeshje, 18 fitore kanë regjistruar ‘madrilenët’, gjashtë barazime dhe pesë humbje.

Ndërsa për ekipin e Barcelonës ai ka referuar 26 ndeshje, 16 fitore ka marrë ekipi katalanas, gjashtë barazime dhe katër humbje.

Janë shifra të ngjashme për të dy ekipet nën referimin e Munueras.

Ndeshja ndërmjet Real Madrid dhe Barcelona zhvillohet të dielën (20 mars) me fillim nga ora 21:00, në ‘Santiago Bernabeu’/Lajmi.net/