Jorginho: Lampard nuk ishte gati për rolin e menaxherit të Chelseat

Mesfushori i Chelseat, Jorginho, ka folur për ish-menaxherin e Chelseat, Frank Lampard.

Sport

23/04/2021 16:52

Jorginho ka folur për ish-menaxherin e tij, Frank Lampard, transmeton lajmi.net.

Jorginho duke folur për “ESPN Brazil” kishte deklaruar se Lampard nuk ishte i gatshëm për rolin e menaxherit të Chelseat dhe se kjo punë ishte shumë shpejtë për të.

“Unë besoj, ngaqë ishte një legjendë e klubit, ai i ka anashkaluar disa hapa të rëndësishëm të mësimit për tu transferuar në një klub të madh”, tha ai.

“Mendoj që ai erdhi shumë shpejt, i anashkaloi disa hapa të rëndësishëm dhe nuk ishte gati për një punë në këtë nivel”, përfundoi Jorginho./Lajmi.net/