Jorge Mendes takon klubet italiane, pritet edhe një takim me Juventusin për të ardhmen e Ronaldos

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes është në qytetin e Milanos për tu takuar me klubet italiane.

Sport

09/06/2021 23:33

Sipas “Gianlucadimarzio.com”, Mendes sot ishte në qytetin e Milanos ku temë diskutimesh kishte me klubet italiane për futbollistët që ai përfaqëson, transmeton lajmi.net.

Ai u takua me Milanin, përkatësisht me Maldinin për të ardhmen e Rafael Leaos dhe disa objektiva të “Rossonerëve”.

Mendes pastaj u takua edhe me drejtuesit e Firoentinas për transferimin e Sergio Oliveras në Firenze.

Sipas artikullit, Mendes do të takohet edhe me zyrtarët e Juventusit për ta përcaktuar të ardhmen e Cristiano Ronaldos. Asgjë nuk është definuar, por në ditët e ardhshme pritët që palët të takohen dhe në rast të largimit të Ronaldos, Mendes do të duhej të gjente një klub që do të mund të përballonte rrogën gjigante të portugezit por edhe njëherësh ta bind Ronaldon të largohet nga Torino./Lajmi.net/