Jorge Mendes në bisedime me Arsenalin për zëvendësimin e Mikel Arteta

Arsenali ka zëvendësimin e duhur për Mikel Artetan, në rast se ky i fundit nuk ia del t'i përmbushë pritshmëritë e zyrtarëve të klubit.

Sport

14/01/2021 12:29

Jorge Mendes është duke u munduar që të gjejë një klub të ri për Nuno Espirito Santo, trajnerin aktual të Wolverhampton Wanderers.

Mikel Arteta nuk është duke kaluar kohë të mira në Arsenal dhe njëri prej zëvendësuesve të tij mund të jetë edhe Nuno Santo, përcjell lajmi.net.

Këtë po mendon ta arrijë Mendes, i cili veçse është takuar me zyrtarët e Gunners.

Nuno ka pasur sukses të madh me Wolves, duke i dërguara ata në Evropa Ligë një vit pasi ishin një herë në Ligën e Dytë./Lajmi.net/