Jordyn Woods thyen heshtjen, tregon të vërtetën rreth saj dhe Tristanit

Shoqja e ngushtë e Kylie Jenner, Woods thyen heshtjen teksa flet për atë që ndodhi mes saj dhe bashkëshortit t♪7 Khloe Kardashian.

ShowBiz

02/03/2019 23:18

Jordyn Woods mohon se ka fjetur me Tristan Thompson, por thotë se kjo i ka kushtuar në marrëdhëniet me familjen Kardashian / Jenner, shkruan CNN transmeton lajmi.net.

“Gjëja e fundit që dëshiroja të bëja ishte ai person”, tha Woods me lot gjatë një paraqitjeje në “Red Talk Table”, që u transmetua të premten.

Modelja është në qendër të një skandali që përfshinte yllin, Khloe Kardashian dhe Thompson, i cili është babai i vajzës së mitur të Khardashian.

E gjithë situata është edhe më e komplikuar nga fakti se Woods ka qenë mikesha më e mirë e motrës më të vogël të Kardashianëve, Kylie Jenner, për një dekadë.

Ndërkaq, Khlo iu drejtua Woods se ajo po gënjente vetëm të mbronte veten para publikut. “Ti je arsyeja pse familja ime u nda”, përfundon Kardashian. /Lajmi.net/