Jordi Alba: Trajneri po bën punë të mirë, e duam La Ligan

Mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba, ka dhënë komentet e tij pas fitores ndaj Real Sociedad.

Sport

20/04/2019 23:55

Barcelona ka shënuar fitore me rezultatin 2:1 kundër Real Sociedad, në kuadër të xhiros së 33-të në La Liga.

Në këtë fitore, kontributin e tij dha edhe Alba, i cili shënoi edhe golin e dytë për skuadrën e tij, që doli të ishte i fitores.

Pas ndeshjes, mbrojtësi spanjoll ka dhënë disa lëvdata për trajnerin dhe për shokët e skuadrës së tij.

“Ishte një ndeshje e vështirë. Por, ne fituam dhe po vazhdojmë rrugën e mirë drejt titullit” ka thënë Alba për ‘Movistar+’, transmeton lajmi.net.

“Ernesto (Valverde) po bën një punë të mirë me skuadrën. Ndeshja në vete ishte e vështirë por mendoj se jemi përgjigur mirë në fushën e blertë” ka shtuar tutje mbrojtësi i majtë.

“Ne kemi dhënë 100% nga vetja. Ne duam ta fitojmë La Ligan” ishin fjalët e Jordi Alba pas ndeshjes.

Goli i Jordi Alba erdhi pas asistimit të Lionel Messi dhe në fund kishte vlerën e tri pikëve. Alba dhe shokët e skuadrës kanë kryer punët në La Liga duke u shkëputur me nëntë pikë dhe tashmë po mendojnë për Liverpool. /Lajmi.net/