Jordan kundër Bryant dhe James

Vështirë është të flitet për basketboll dhe të mos e lidhim këtë sport të mrekullueshëm me emrin e Michael Jordan. Më i madh i të gjitha kohërave vazhdon të jetë në mendjen e atyre të pasionuar me basketbollin. Sot 50-vjeç, ish ylli i Chicago Bulls nga shumëkush dëshiron të ishte ende në parket për të…

Sport

13/10/2013 12:17

Vështirë është të flitet për basketboll dhe të mos e lidhim këtë sport të mrekullueshëm me emrin e Michael Jordan. Më i madh i të gjitha kohërave vazhdon të jetë në mendjen e atyre të pasionuar me basketbollin.

Sot 50-vjeç, ish ylli i Chicago Bulls nga shumëkush dëshiron të ishte ende në parket për të sfiduar yjet e sotme në NBA si Kobe Bryant dhe LeBron James.

Madje, ka të atillë që janë të bindur se ish numri 23 i Bulls do t’i mposhtte pa problem yllin e Los Angeles Lakers dhe atë të Miami Heat.

Horace Grant, ish basketbollist i Orlango Magic, Los Angeles Lakers e Seattle, por mbi të gjitha ish bashkëlojtar i Jordanit në Chicago ka deklaruar se: “Është e vështirë përballja mes dy epokave si këto por jam i sigurt se Michael do të ishte ende vendimtar në NBA-n e sotme. Rregullat dhe rolet kanë ndryshuar, sot mund të luani në parket pa u prekur fare, dikur ky sport ishte më i vështirë, më fizik. Por, Michael do ta bënte dallimin, madje duke realizuar së paku 45 pikë për ndeshje”.