Jonida vizitoi Jerusalemin gjatë qëndrimit në Izrael, sjell pamjet

Jonida Maliqi është rikthyer nga Izraeli.

ShowBiz

22/05/2019 09:29

Jonida Maliqi pas pjesëmarrjes në festivalin e këngës evropiane “Eurovision”, është rikthyer në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja gjatë qëndrimit në Izrael ka vizituar disa prej qyteteve të tij, e një prej tyre ishte edhe Jerusalemi.

Në rrjete sociale, ajo ka publikuar disa imazhe nga kjo vizitë, ku edhe këtë herë shfaqet me stil unik, e veshur me një palë xhinse dhe një këmishë.

Për ndryshe, Jonida Maliqi këtë vit ka përfaqësuar Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Ktheju Tokës”.

Në finalen e “Eurovision”, këngëtarja u rendit e 18-ta, ndërsa vendin e parë e zuri përfaqësuesi i Holandës. /Lajmi.net/