Jonida në darkë romantike me Romeon

Jonida më nuk e fsheh lidhjen me Romeon.

ShowBiz

02/07/2020 21:16

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ka kohë që kanë nisur lidhjen e dashurisë, ani pse disa herë u përfol për një krizë në lidhjen e tyre, shkruan lajmi.net.

Së fundi, dyshja kanë ndarë disa imazhe nga pushimet, me të cilat treguan se po i shijojnë në maksimum ditët e nxehta në plazh.

Ishte Romeo ai i cili ka ndarë me ndjekësit një video, ku shihet duke cakërruar gotat bashkë me Jonidën.

“Jonida Maliqi, gëzuar o e uruar!”, ka shkruar ai sipër videos, ku çifti po shijonin nga një gotë verë në darkën romantike. /Lajmi.net/