Jonida Maliqi me emocion sqaron thirrjen që bën me këngën “Ktheju Tokës”

Jonida Maliqi ka folur sërish lidhur me temën prekëse që trajton kënga "Ktheju Tokës", me të cilën përfaqëson Shqipërinë në "Eurovision".

ShowBiz

12/03/2019 11:45

Jonida Maliqi dy ditë më parë ka publikuar projektin “Ktheju Tokës”, i cili po pritet shumë mirë në publik, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja përmes një statusi në Instagram, është shprehur e lumtur që kënga e saj po pëlqehet në publik.

KY ËSHTË STATUS I PLOTË I JONIDËS, PA NDËRHYRJE:

“Emigracioni nuk ka vetem ngjyrat e vendit tim. Sot ai eshte nje problem boteror. Une e kam provuar ne lekuren time çdo te thote te mos kesh pjestaret e familjes nen te njejten shtepi, shtet. Thirrja ime eshte thirrje shpirti, e te gjitheve, per te qene bashke, te lumtur, te rrethuar nga dashuria! Shume prej jush me kane shkruajtur dhe e kane ndjere kete kenge ne cdo note, disa te tjere kane kuptuar dhimbjen edhe nga xhirimet e videoklipit. Jam e lumtur qe e doni ‘Ktheju tokes’ ashtu si une ❤”.

Kujtojmë që Festivali i Këngës Evropiane (Eurosong) këtë vit mbahet në Izrael, ndërsa Jonida këndon në natën e dytë gjysmëfinale, që mbahet më 16 maj.

Jonida MAliqi do të këndojë në gjuhën shqipe këngën “Ktheju Tokës”. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bu51aEtHr3W/