Joksimoviq: Ideja e Thaçit për marrëveshje të paqes, për konsum të brendshëm

Ideja për Marrëveshje të Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë, e dhënë në Berlin, është hedhur poshtë nga disa zyrtarë serbë. Jardanka Joksimoviq ka thënë se kjo ide e bërë nga Kryeministri Hashim Thaçi është bërë vetëm për konsum të brendshëm politik në Kosovë. 

Lajme

02/09/2014 16:01

Ministrja serbe për Integrime Europiane, Jadranka Joksimoviq, ka deklaruar dialogu Kosovë-Serbi “nuk do të rezultojë me ndonjë marrëveshje të paqes” në mes të dy vendeve.

Joksimoviq për mediat serbe ka thënë se deklarata e Kryeministrit Hashim Thaçi se Kosova dhe Serbia së shpejti duhet të nënshkruajnë një marrëveshje ndërkombëtare të paqes, si fillimi i fazës së dytë të dialogut, është bërë kryesisht për konsum të brendshëm.

“Më duket se, për shkak të rrethanave të ndryshime në Prishtinë, një deklaratë e tillë është dedikuar për opinionin e tyre publik”, ka thënë Joksimoviq, transmeton lajmi.net.

“Kjo nuk është forma që është paraparë, dhe për këtë arsye është zhvilluar dialogu. Askush nga ne nuk do t’i hynim një procesi, në të cilin do të dihej paraprakisht se çfarë do të ndodhë”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi të hënë se Kosova dhe Serbia nuk do të nënshkruajnë ndonjë marrëveshje të paqes.