Johnson: Alternativa e fundit në tavolinë mbetet BREXIT pa marrëveshje

Boris Johnson, i cili është njëri nga favoritët në garën për të pasuar kryeministren britanike, Theresa May ka nisur fushatën të mërkurën.

Lajme

12/06/2019 23:59

Johnson para gazetarëve tha për BREXIT se objektivi i tij nuk është një pa marrëveshje, por pa marrëveshja duhet të mbetet në tavolinë si alternativa e fundit.

“Ky është një instrument jetësor i negociatave për të kërkuar një marrëveshje shumë më të mirë se sa ajo aktuale”, thotë Johnson.

“Mënyra më e mirë për të evituar një ndarje pa marrëveshje është të jesh i përgatitur për këtë, si dhe një tjetër shtyrje e daljes nga BE-ja do të thotë humbje, do të thotë që Jeremy Corbyn të vijë në pushtet”, tha Johnson.