Johnny Vuaghan ndahet nga bashkëshortja

Mikpritësi i programit të mëngjesit Johny Vuaghan, është ndarë nga gruaja e tij, raportojnë mediat e huaja. Ai pas 14 vjetësh i dha fund martesës...

ShowBiz

09/03/2015 14:30

Sipas ”The Mirror”, martesa në fakt ishte thyer në vitin 2013, për t’u dokumentuar vitin e kaluar, por është mbajtur fshehtë gjatë gjithë kohës, transmeton Indeksonline.

Sipas një gazete, thuhet se çifti u nda miqësisht, dhe se ata janë shumë të lumtur tani. Nuk kishte ndonjë skandal, dhe askush nuk është përfshirë në këtë shkurorëzim. Johnny e kishte takuar Antonian, një dizajnere rrobash, kur kishte punuar ne një biznes videosh në Londër, dhe më pas ishin martuar në vitin 1999, pas pesë vitesh. Lajmi.net