Johnny Depp: Unë pi me mijëra cigare në ditë

Aktori shumë i njohur, Johnny Depp ka dhënë një deklaratë mjaft interesante, ku për media ka thënë se po i pinë rreth 1 mijë cigare në ditë.

ShowBiz

01/04/2014 17:17

Depp është mjaft i njohur për aktrim të mirë, të dashura të bukura dhe shumë gjëra tjera, mirëpo tani si duket do bëhet i njohur edhe për pirjen e duhanit.

Kur aktori është pyetur sa cigare në ditë i pi, është përgjigjur kështu: “Unë mendoj se diku rreth një mijë të tilla”.

“Jam duke punuar që këtë numër ta dërgoj në 10 mijë”, ishte përgjigjur me plotë bindje 50 vjeçari.