Johnny Depp i fejuar, me unazë

Johnny Depp ka konfirmuar fejesën e tij me bukuroshen Amber Heard, madje është parë duke mbajtur në gishtin e tij unzaën e të fejuarës.

ShowBiz

01/04/2014 10:13

Aktori Johnny Depp është parë me unazë femrash në dorën e majtë. Ai gjatë premierës së filmit më të ri ‘Transcendence’ kishte vendosur shumë stoli si zakonisht, por diamanti në dorën e majtë nuk kishte si të mos vërehej.

Aktori i pyetur nga Associeted Press u përgjigj: ’Fakti se jam duke mbajtur një unazë femrash ju jep edhe zbulimin. Nuk është shumë delikat.’

Një burim ka thënë se Depp ka porositur unazën për aktoren, po ajo ka qëlluar e madhe dhe nuk i binte. Kështu ai është duke e mbajtur të njëjtën unazë që është parë disa herë në gishtin e të fejuarës së tij.

Ndërsa për planifikimet e martesës Depp ka thënë se nuk po mirret me ato gjëra pasi që është shumë i keq në planifikime të eventeve.

Më përpara do të dizajnonte këpucë femrash se të planifikonte ndonjë gjë.