Johnny Depp i bashkohet ‘TikTok-ut’ pas fitores ligjore ndaj ish gruas Amber Heard

Johnny Depp ka hapur një llogari në 'TikTok' pas fitores së tij të fundit ligjore ndaj ish gruas Amber Heard në gjyqin e tyre.

ShowBiz

07/06/2022 21:42

Aktori 58 vjeçar, ka mbledhur më shumë se 1.6 milion ndjekës që nga mbrëmja e së hënës në llogarinë e tij në të cilën ai shkroi ‘Occasional Thespian’ në biografinë e tij. Depp nuk ka ndjekur askënd tjetër ose nuk ka pëlqyer ndonjë postim në llogari.

Depp hapi llogarinë disa ditë pasi një juri e Virxhinias i dha atij më shumë se 10 milionë dollarë në padinë e tij për shpifje kundër Heard, të mërkurën, për një opinion të vitit 2018 që ajo shkroi për The Ëashington Post.

Në pjesë, aktorja e quajti veten një ‘figurë publike që përfaqëson abuzimin në familje’, por nuk përmendi emrin e aktorit; Ekipi ligjor i Depp tha se Heard kishte ‘shpirë historinë me shpresën për të gjeneruar publicitet pozitiv dhe për të avancuar karrierën e saj’.

Depp të mërkurën postoi një deklaratë në llogaritë e tij të verifikuara në Facebook dhe Instagram ku shkruhej: “Gjashtë vjet më parë, jeta ime, jeta e fëmijëve të mi, jeta e atyre që kam më afër, dhe gjithashtu, jeta e njerëzve që për shumë , shumë vite kanë mbështetur dhe besuar në mua janë ndryshuar përgjithmonë’.

Ai vazhdoi: ‘Dhe gjashtë vjet më vonë, juria ma ktheu jetën time. Që në fillim, qëllimi i sjelljes së këtij rasti ishte zbulimi i së vërtetës, pavarësisht nga përfundimi. Të thuash të vërtetën ishte diçka që ua detyroja fëmijëve të mi dhe të gjithë atyre që kanë qëndruar të palëkundur në mbështetjen e tyre për mua. Ndihem i qetë duke e ditur që më në fund e kam arritur këtë’.