John Legend fiton çmimin më të rëndësishëm të industrisë amerikane

John Legend ka qenë mbrëmë i pranishëm në ceremoninë e “Cmimeve Emmy” ku është vlerësuar si fitues për performancën e tij në rolin e Jezu Krishtit në shfaqjen e NBC-së “Superstars Live In Concert”.

ShowBiz

11/09/2018 11:16

Tani ka statusin e fituesit e një cmimi Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony. Të jesh i vlerësuar me këto 4 trofe, do të thotë të marrësh statusin EGOT(inicialet e çmimeve të lartëpërmendura) që konsiderohet si vlerësimi më i madh që mund të marri dikush në industrinë e showbiznesit.

Kështu Legend i bashkohet një klubi ekskluziv fituesish, me 14 artistë të tjerë të cilët e kanë arritur këtë më parë . Përmendim këtu Whoopi Goldberg, Tim Rice, Mel Brooks apo Robert Lopez. Gjithsesi këngëtari deri tani mban rekordin si më i riu që ka marrë statusin EGOT, duke qenë vetëm 39 vjec. Gjithashtu ai bëhet mashkulli i parë me ngjyrë që e arrin diçka të tillë.lapsi