John Kerry viziton Tiranën në ditën e të dashuruarve

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry do të vizitojë Tiranën në datën 14 shkurt, për t’u takuar me udhëheqësit e vendit dhe për të diskutuar rreth integrimit euro-atlantik të Shqipërisë dhe marrëdhënieve të forta dypalëshe.

Lajme

04/02/2016 23:11

Kerry do të udhëtojë në Gjermani në datat 10 – 14 shkurt për të marrë pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.

Gjatë qëndrimit në Mynih, Sekretari Kerry do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar për Sirinë për të diskutuar rreth rrugëve për t’i dhënë fund konfliktit atje.

Ndërsa në datën 14 shkurt, Sekretari Kerry do të vizitojë Shqipërinë.