Joe Biden Trumpit: Rritu i pamend
Nënpresidenti amerikan Joe Biden i ka thënë presidentit të zgjedhur Donald Trump të "rritet" dhe madje e ka kritikuar përsulmet e tij në komunitetin e inteligjencës.
Bota
Të premten, Donald Trump do të informohet për akuzat për të cilat Rusia acarohet në zgjedhjet presidenciale të SHBA, transmeton lajmi.net.
Joe Biden ndër të tjera tha për Trump që është absolutisht “një i pamend”.
Megjithatë, Rusia mohon se ka ndërhyrë në zgjedhjet dhe fushatën e Partisë Demokratike para votimit të nëntorit, ku Donald Trump u zgjodh president.
“Një president i cili nuk ka besim, nuk është i gatshëm të dëgjojë agjencitë e inteligjencës, nga inteligjenca e mbrojtjes së CIA-s, ai është absolutisht “i pamend”, ka thënë Biden.
E kur u pyet se çfarë mendimi kishte për Trump në lidhje me sulmet në Twitter, ai tha: “Rritu zotëri Trump, rritu, është koha të rritesh tash sepse je president. Është koha të bësh diçka. Na trego çfarë di të bësh”. /Lajmi.net/