Joe Biden premton ‘kurimin e kancerit’ nëse zgjedhet president i SHBA-ve

18:39 | 12 Qershor 2019

Joe Biden i tha një turme në një kampanjë elektorale se ka në plan të ‘kurojë kancerin’ në rast se zgjedhet president i SHBA-ve në vitin 2020.

Ish-nënpresidenti ishte duke folur në lidhje me një ngjarje në Ottumwa të Iowa-s, në të njëjtën ditë kur Donald Trump fluturoi në këtë shtet, transmeton lajmi.net.

Biden, djali i të cilit vdiq nga kanceri në tru, në vitin 2015, bëri thirrje se gjetja e një kurimi për sëmundjen është ‘gjëja më e rëndësishme dhe e vetme që ndryshon Amerikën’.

“Shumë prej jush e kuptoni se çfarë është humbja”, tha Biden

“Ju premtoj nëse zgjedhem president, do të merrem me gjërat që kanë më së shumti rëndësi për Amerikën, ne do të kurojmë kancerin”, shtoi tutje kandidati për president nga radhët e Demokratëve.

Biden ka qenë përgjegjës për një numër të iniciativave të kancerit në të kaluarën.

Gjatë kohës së tij në detyrë me Barak Obamën, ai drejtoi programin ‘Cancer Moonshot’.

Ai gjithashtu nisi Iniciativën e Kancerit pasi u largua nga zyra. /Lajmi.net/