Joao Felix kërkon të largohet nga Atletico

Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix është tejet i zemëruar me trajnerin Diego Simeone dhe ende nuk mund të kuptojë si nuk është titullar në skuadër.

Sport

17/05/2021 16:56

Portugezi ka biseduar me agjentin dhe ka kërkuar t’i dëgjojë të gjithë ofertat, ngase nuk është i interesuar të kalojë një tjetër vit në stol, transmeton lajmi.net.

City, Chelsea dhe PSG-ja janë disa nga klubet e interesuar për nënshkrimin me Felix, që shkaku i paraqitjeve jo shumë të mira, ka pësuar edhe zbritje në vlerë.

Problemi është që Atletico pagoi 126 milionë euro te Benfica dhe momentalisht do pranojë oferta deri në 80 milionë euro.

Ende nuk dihet nëse “Los Rijoblancos” janë të hapur për shitjen e sulmuesit, që deri vonë është shikuar si pasuesi i Antoine Griezmann./Lajmi.net/