Jo vetëm Xhaka, mesfushori tjetër drejt largimit, arrin marrëveshje me gjigantin francez

Mesfushori i Arsenalit, Matteo Guendouzi ka arritur marrëveshje me Marseillen.

Sport

10/06/2021 17:01

Sipas La Provence, mesfushori premtues nuk zhvilloi asnjë ndeshje për një vit pas një problemi me trajnerin Mikel Arteta, transmeton lajmi.net.

Guendouzi kaloi edicionin e kaluar huazim te Hertha Berlin, derisa Marseille ka shikuar nga afër situatën.

Marrëveshja mes klubit francez dhe 22-vjeçarit është arritur, derisa tani Marseille duhet të arrijë marrëveshje me Arsenalin për çmimin e lojtarit, që vlen 15 milionë euro.

Ndërkohë, edhe shqiptari Granit Xhaka pritet ta kompletojë kalimin te Roma./Lajmi.net/