Jo vetëm Milan, edhe Napoli në garë për Alvarez

Julian Alvarez është në mesin e lojtarëve më të kërkuar nga skuadrat e Serie A.

Sport

16/01/2022 11:17

Talenti i River Plate, Julian Alvarez ka bërë disa paraqitje spektakolare duke marrë kështu vëmendjen e skuadrave italiane.

Milan, Fiorentina e Juventus ishin skuadrat që lidheshin me Alvarez, por tashmë janë shtuar edhe skuadra të tjera.

‘Gazzetta dello Sport’ raporton se Napoli është skuadra e fundit që ka shfaqur interesim për lojtarin, përcjell lajmi.net.

De Laurentiis thuhet se e pëlqen shumë lojtarin dhe ka nisur tashmë kontaktet e para me përfaqësuesit e tij.

Julian Alvarez me shumë gjasë do të përfundojë në Serie A, ndonëse edhe Atletico Madrid ka treguar interesim.

Ishte vet agjenti i lojtarit që ditë më parë u deklarua se ata si palë preferojnë Italinë. /Lajmi.net/