Jo veç presidentja Osmani, në vizitën në Zvicër po marrin pjesë edhe disa kryetar të komunave

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, kanë udhëtuar për në Zvicër, në vizitën e parë shtetërore të një kreu të shtetit të Kosovës në këtë shtet. E duket se në…

Lajme

21/05/2025 13:09

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, me ftesë të Këshillit Federal të Zvicrës, të udhëhequr nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, kanë udhëtuar për në Zvicër, në vizitën e parë shtetërore të një kreu të shtetit të Kosovës në këtë shtet.

E duket se në këtë vizitë, nuk janë të pranishëm vetëm Presidentja dhe Zotëriu i parë, teksa po marrin pjesë edhe disa ktyetarë të komunave.

Në këtë vizitë është parë të jetë edhe kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mirëpo nuk dihet se cili është roli i tij

Ndryshe zyra e Presidencës ka njoftuar se vizita do të realizohet në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore dhe do të ketë për qëllim forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

“Në Rezidencën zyrtare Lohn do të bëhet pritja me nderime shtetërore dhe do të mbahet një drekë pune, ku Presidentja Osmani dhe Zotëria i Parë, z. Prindon Sadriu, do të priten me nderime të larta shtetërore nga Presidentja Keller-Sutter dhe Zotëria i Parë, Morten Keller. Më pas, në sheshin qendror të Bernës, Bundesplatz, do të mbahet ceremonia shtetërore e mirëseardhjes me nderime ushtarake, ku ndër të tjera Presidentja Osmani dhe Presidentja Keller-Sutter do të kenë rastin të përshëndeten edhe me qytetarë të shumtë që do të marrin pjesë në këtë moment simbolik të miqësisë ndërmjet dy vendeve”, thuhet në njoftimin e Presidencës. /Lajmi.net/